Mbyllet çerdhja ku u rrah fëmija dje
12 shkurt 2020
| 15:28
Inspektorati i Arsimit i ka ndërprerë veprimtarinë çerdhes “Cambridge Kids” pas rastit të rrahjes së një fëmije nga një edukatore derisa ky institucion të pajiset me licencë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi.
“Ne kemi inspektuar institucionin dhe kemi vendosur që t’ia ndërpresim veprimtarinë në mungesë të licencës. Nesër këtë vendim do ta dërgojmë edhe me shkrim”, u shpreh ai për “klankosova.tv”.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka arrestuar edukatoren që rrahu fëmijën.