Mbyllet çerdhja publike në Fushë-Kosovë, shkaktar Covidi
10 shtator 2020
| 15:52
Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht çerdhja publike, pasi disa punëtorë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Njoftojmë prindërit që i kanë fëmijët e tyre në çerdhen publike në Fushë-Kosovë se ky institucion do të mbyllet përkohësisht derisa të krijohen rrethana të reja të favorshme pune. Sot, pas testimit të stafit punonjës të IP ‘Gëzimi Ynë’, disa punëtorë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Zëvendësimi i këtyre punonjësve për momentin është i pamundur për shkak të procedurave. Për çdo njoftim apo vendim tjetër rreth kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë”, është thënë në njoftimin e Komunës së Fushë -Kosovës.
(Q.R / Epoka e re)