Mbyllet e pamja për Hilmi Haradinaj. Ky është falendërimi i familjes Haradinaj

21 qershor 2018 | 19:31

Të enjten në orën 16:00 është mbyllur e pamja për ngushëllime për Hilmi Haradinajn, babain e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar gjithë personat që vizituan familjen Haradinaj për ngushëllime.

Postimi i plotë i Haradinajt:

U shpreh konsideratat e mia më të larta zyrtarëve të shteteve mike, diplomatëve të akredituar në vendin tonë, zyrtarëve shtetëror dhe partiakë të Kosovës, ministra, këshilltarë, si dhe analistëve dhe njerëzve të artit, kulturës dhe botës akademike, për telegramet e tyre ngushëlluese.

Më këtë rast, i falënderoj posaçërisht Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviç; Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo; Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi; Ish presidentin shqiptar Rexhep Meidani; Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj; ambasadorët në Kosovë Greg Delawie, Didier Chabert, Laszlo Markusz, Gernot Pfandler, Marija Kapitanoviç, Bojan Bertoncelj, Ivo Silhavy; Zyrtarët ndërkombëtar që shërbejnë në Kosovë, Gjeneralmajor Salvatore Cuoci, komandant i KFOR-it, Zahir Tanin, shef i UNMIK-ut, Isabelle Servoz – Gallucci, Ruud Vermeulen, Alessandra Roccasalvo, Rachel Lindon; analistin Alex Grigoriev dhe Steven Schook.

Qytetarë të dashur, liderë institucionalë e partiak, deputetë e ministra, miq ndërkombëtarë, prijës fetarë, bashkëluftëtarë, invalidë e veteranë të luftës, akademikë e profesorë, delegacione dhe kryetarë nga komunat e Kosovës, familje Jashari, Rugova, Pajaziti, Lladrovci, Krasniqi, Zejnullahu, Geci e shumë familje tjera të nderuara, ardhja juaj masive nga të gjitha hapësirat shqiptare për ngushëllime në familjën tonë në Gllogjan, si dhe mesazhet e thirrjet e panumërta telefonike, janë vlerësim për rrugën jetësore të babait tonë Hilmi Haradinaj.

Si familje Haradinaj u jemi thellësisht mirënjohës secilit nga ju veç e veç.

Duke i falënderuar edhe ata që nuk kanë arritur të vijnë për ngushëllim, njoftojmë se sot, në ora 16:00, është mbyllur e pamja.

Qofshi të nderuar!

RH

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka njoftuar se…