Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit – këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

07 maj 2024 | 23:42

Sot u mbajt gjysmëfinalja e parë e festivalit të njohur të këngës Eurovision Song Contest, ku nikoqire e edicionit të sivjetmë është Suedia.

lg.php.gif

Në mbrëmjen e sotme kanë performuar 15 shtete, prej të cilave 10 prej tyre janë kualifikuar në finalen e madhe që mbahet të shtunën më 11 maj.

Vendet të cilat kanë siguruar biletën për finalen e madhe janë si në vijim:

lg.php.gif

Serbia;

Portugalia;

Sllovenia;

lg.php.gif

Ukraina;

Lituania;

lg.php.gif

Finlanda;

Qipro;

Kroacia;

Irlanda;

Luksemburgu.

Këto vende do të performojnë të shtunën së bashku me vendet tjera që kualifikohen nga gjysmëfinalja e dytë.

Shqipëria që përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, të enjten më 9 maj. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokristiane (CDU) përfshin në programin e saj të ri…