Mbyllet grupi famkeq “Albkings”, prokuroria njofton për arrestimin e shtatë personave

30 maj 2024 | 11:41

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se shtatë persona janë arrestuar lidhur me funksionimin e grupit famkeq “Albkings”.

Në një konferencë për media, prokuroria shpalosi arritjen e hetimeve lidhur me persona që kanë administruar me këtë grup i cili funksionon në rrjetin social “Telegram”, e ku shpërndahen fotografi e numra të telefonave, me qëllim shqetësimin e shpeshherë ngacmimin seksual.

Lidhur me rastin “Albkings”, ju njoftoj se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe të arrestojë të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentiteti dhe kredencialeve. Marrë parasysh se jemi duke hetuar ende, kërkojmë që të kurseheni sa i përket pyetjeve, pasi që mund të cenojmë konfidencialitetin dhe integritetin e hetimeve. Ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa i përket veprave penale që do të ndiqen. Sot i kemi gjithsej 7 personave që i kemi në ndalim dhe jemi në fazën tjetër të zgjerimit të hetimeve edhe për personat tjerë”, ka deklaruar Gashi.

Lidhur me rastin, prokuroria apeloi tek viktimat që të paraqiten në polici ose prokurori dhe të raportojnë rastet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të mbahen në…