Mbyllet komuna paralele e Shtërpcës
16 mars 2022
| 13:50
Pas aksionit “Brezovica 3” është mbyllur komuna paralele e Shtërpcës.
Dy persona të dyshuar janë ndaluar në këtë aksion.
Më herët, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka bërë me dije se janë kontrolluar dhe bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.
Persona e arrestuar me vendim të Prokurorit të Shtetit janë N.G,- doganier dhe S.I, – kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”.
Të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.