
Mbyllet konkursi për policë në veri, Hoxha: Kanë aplikuar mjaftueshëm
06 qershor 2023
| 14:48
Drejtori i përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë me dije se është mbyllur konkursi për zyrtarë policor në veri të vendit.
Ai shkurt u ka thënë gazetarëve se kanë aplikuar një numër i mjaftueshëm i kandidatëve për policë.
“Ka përfunduar edhe ka aplikuar një numër i mjaftueshëm, ndërkohë do të njoftoheni. Është i mjaftueshëm”, ka thënë ai.
Hoxha ka raportuar në Komisioni për Siguri të Kuvendit të Kosovës, ku ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në veri të vendit, për çka ka kërkuar që raportimi të bëhet me dyer të mbyllura.
Ai ka folur edhe për rritjen e numrit të rasteve të dhunës dhe zvogëlimin e rasteve të vrasjeve.