Mbyllet llogaria e FSK-së, Çitaku i shkruan ‘Twitter’-it: Pse papritmas ky vendim?
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka njoftuar se llogaria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në “Twitter” është mbyllur përkohësisht.
Çitaku, përmes një reagimi i drejtuar “Twitter”-it duke shprehur habinë pse ata papritmas e mbyllën llogarinë e FSK-së në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së ka publikuar një postim në lidhje me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt.
“Pse papritmas keni vendosur ta kufizoni llogarinë e FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së shkruajti në lidhje me vendosjen e tyre të përbashkët në një mision paqeruajtës”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Twitter”.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që ta kenë afër vetës Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë ndërkombëtar në Kuvajt.
Hello @Twitter, you really need to step up your game!
Why is it that all of a sudden you decided to restrict the account of @KSF_Kosova , on the same day that the U.S. @DeptofDefense tweeted about their co-deployment on a peacekeeping mission 🤔 pic.twitter.com/caIGIqgKzb
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) May 8, 2021