Mbyllet lokali i famshëm “Bon Vivant”
“Bon Vivant”, një nga kafitëritë më të njohura në Prishtinë ka shuar aktivitetin e saj. Këtë e ka bërë të ditur, Uran Ismaili, një prej pronarëve të kafiterisë.
“ByeVivant” (Mirupafshim Bonvivant)”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Instagram.
Lidhur me këtë ka reaguar, Arian Henci, i cili është gjithashtu pronar i “Bamboo”-s në Prishtinë.
Henci ka shkruar se shuarja e Bonvivant dhe disa kafiterive e klubeve të tjera, janë një humbje e madhe për gastronominë dhe jetën e natës në kryeqytet.
“Shumja (shuarja) e Bon Vivantit mbram, e Anexit para do dite si dhe Depos, Puntos, Papillonit , Kaqes, Kafes te Vogel, Megahercit, Hamamit, Gjonit, Balles, Hanit te 2 Robertave dhe plote veneve tjera jane humbje e madhe per gastronimine dhe jeten e nates ne Prishtine. E di qe djemt qe i kan bo kto vene jane mire …por Prishtina nuk osht mire e nuk osht nisoj pa ta. Çka o ma e keqja, nuk po doket qe ka mu bo ma mire… respekt, dashni e nostalgji se qetsia e ktyne diteve po ma kujton pandeminë”, ka shkruar Henci.