Mbyllet lokali ‘Shisha Lounge – Imperial’ në Skenderaj
Nga inspektimet rutinore dhe ato të bëra me kërkesë të qytetarëve, inspekcioni komunal i Skenderajt ka hasur në frekuentim të fëmijëve nën moshën 18-vjeçare në lokalin “Shisha Lounge- Imperial”, me ç’rast ka gjobitur pronarin e lokalit në fjalë për mosrespektim të ligjit.
“Pas marrjes së informatës që i njëjti biznes përsëri në mënyrë të jashtëligjshme ka shërbyer fëmijët nën moshën 18-vjeçare me shisha, sipas ligjit lokali është mbyllur përkohësisht. Me këtë rast, Komuna e Skenderajt, kërkon nga të gjitha bizneset që fëmijët nën moshën 18 vjeçare të mos shërbehen me produkte të ndaluara sipas ligjit duke përfshirë, duhanin, alkoolin, shisha etj, përndryshe inspekcioni komunal do të marrë masa ndëshkimore sipas ligjit”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Skenderajt.
/Epoka e re/