Mbyllet Manastiri i Banjskës, kjo është arsyeja
20 shtator 2024
| 10:40
Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se Manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga 23 deri më 26 shtator.
Në njoftim thuhet se arsyeja e mbylljes së manastirit për vizitorët është siguria, si dhe për të ruajtur paqen.
“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim.
Mbyllja e Manastirit ndodh në kohën kur sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, shënon një vjetorin.