Mbyllet me sukses kampionati i Kosovës

06 shtator 2020 | 17:45

Për dy ditë radhazi, Federata e Çiklizmit e Kosovës ka organizuar Kampionatin Shtetëror, në kronometër dhe në garën rrugore.

Pas mbylljes me sukses të ditës së parë, ku ishin në program garat e kronometrit, në të dytën, çiklistë nga 9 klube të Kosovës janë ballafaquar me garën rrugore në distancë 125km.

Të dielën në orën 11:00 pas ceremonisë së hapjes, 34 çiklistët pjesëmarrës janë nisur nga kyçja e autostradës “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj afër Ferizajt.Prej aty, grupi i çiklistëve ka vazhduar në drejtim të Doganajt të Kaçanikut, për t’u kthyer në Mazgit afër Obiliqit.

Nga aty është vazhduar me kthim në drejtim të Ferizajt, e për t’u mbyllur në Han të Elezit.Në garën elite mesatarja e shpejtësisë së fituesit Albion Ymeri ka qene 35,30km/h, ndërsa te kadetët 37.11 km/h.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parathënie e vëllimit poetik “E DIELA E FUNDIT” e poetit…