Mbyllet një bastore në Skenderaj, punonte ilegalisht
08 shtator 2019
| 13:23
Drejtoria e Inspektoratit në Skenderaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë mbyllur një lokal në qytet, i cili veprimtari kishte bastore sportive, e që punonte ilegalisht.
Përveç kësaj gjatë punëve rutinore ditore inspektorati komunal ka konfiskuar një sasi të pijeve të ndryshme në njërin prej marketeve në Skenderaj, të cilat ishin pa deklaracion.
/Epoka e re/