Mbyllet një bastore sportive në Malishevë
12 qershor 2018
| 18:31
Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka mbyllur një lokal afarist, përkatësisht një bastore sportive, e cila nuk ka respektuar ligjin duke zhvilluar aktivitetin në largësi më pak se 500 metra nga institucionet publike.
Drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, ka bërë me dije se ky lokal kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve për mbyllje të kësaj veprimtarie.
“Kjo bastore nuk i plotëson kushtet në bazë të ligjit, pasi gjendet më afër se 500 metra nga institucionet publike. Prandaj kemi marrë aksionin për mbylljen e lokalit”, ka thënë Kastrati.