Mbyllet një segment i autostradës ‘Ibrahim Rugova’, kjo është arsyeja

06 maj 2020 | 14:13

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se për nevoja të Operatorit te Sistemit, Transmisionit dhe Tregut  (KOSTT) për vendosjen e shtyllave përgjatë korridorit të autostradës “Ibrahim Rugova”- R7, do të mbyllet për qarkullimin të automjeteve segmenti i kësaj autostrade, konkretisht kyçja Prizren Veri  dhe ajo në Suharekë.

“Mbyllja e segmentit të autostradës ‘kyçja Prizren veri – kyçja Suharekë’, do të bëhet sipas orarit në vijim: datë: 08.05.2020, ora 08:00-18:00, dhe datë: 09.05.2020, ora 08:00 – 18:00”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit. (L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka dorëzuar më…