Mbyllet pa fitues derbi Prishtina – Ballkani
08 tetor 2023
| 22:11
Derbi i javës së 9-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, i cili u zhvillua në orët e mbrëmjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ka përfunduar pa fitues, me shifrat 1:1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Suhareka, me golin e shënuar nga Nazmi Gripshi, në minutën e 30-të.
Megjithatë, reagimi i Prishtinës erdhi shumë shpejt, ngase vetëm katër minuta më pas Jalen Blesa shënoi nga afërsia.
Pas këtij barazimi Ballkani vazhdon të kryesojë renditjen me 20 pikë, derisa bardhekaltrit e kryeqytetit mbesin në pozitën e pestë, por tani me 12 pikë.