Mbyllet pa gola Prishtina-Drita
28 shtator 2022
| 21:16
Prishtina dhe Drita, ndahen në paqe.
Ka përfunduar ndeshja mbetur të xhiros së tretë në Superligë mes Prishtinës dhe Dritës.
Rezultati pas 90 minutave lojë mbeti ai i fillimit të takimit 0:0.
Rastet ishin të pakta në fraksionin e parë, me Kreshnik Ukën që kishte mundësinë më të mirë shënimi.
Ndërkohë, në pjesën e dytë Drita dhuroi diç më shumë, por ishte e pamjaftueshme për t’u larguar nga kryeqyteti me pikë të plota.
Me këtë barazim, Drita vazhdon të kryesojë renditjen tabelare me 18 pikë, tri më shumë se Ballkani që ka dy ndeshje më pak të luajtura.
Ndërkohë, Prishtina mbetet e katërta me 12 pikë gjithsej.