Mbyllet për 10 ditë Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide” në Skënderaj, shkak Covidi
Drejtori i Arsimit në komunën e Skënderajt, Kastriot Duraku, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide”, do të jetë i mbyllur për 10 ditë, që nga dita e mërkurë (19.01.2022).
Kjo mbyllje ka ndodh për shkak të rasteve të konfirmuara te një pjesë e stafit menaxherial dhe edukativ të këtij institucioni parashkollor.
Postimi i plotë:
Të dashur prindër të fëmijëve në Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”!
Në bazë të udhëzimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19, Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide” do të jetë i mbyllur për 10 ditë, që nga dita e mërkurë (19.01.2022).
Kjo për shkak të rasteve të konfirmuara te një pjesë e stafit menaxherial dhe edukativ të këtij institucioni parashkollor.
Gjatë periudhës 10 ditore, procesi edukativo arsimor për grupin parashkollore do të zhvillohet në sistemin “on-line”. Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për dezinfektim të objektit në fjalë.
Me këtë rast, bëhet thirrje për respektim të udhëzimeve dhe rekomandimeve nga institucionet relevante dhe profesionistët shëndetësor.
Komuna e Skenderajt fton qytetarët e saj të vaksinohen, me qëllim të parandalimit të infeksionit me sëmundjen COVID-19.
#vaksinohu