Mbyllet përkohësisht Qendra për pajisje me dokumente në Fushë-Kosovë
11 mars 2021
| 14:51
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për pajisje me dokumente në Fushë-Kosovë, një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Për shkak të rrezikut nga përhapja e Covid-19, është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë-Kosovë, të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër. Vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme, mund të bëhet në këtë Qendër. Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët mund t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta”, ka njoftuar MPB-ja.