Mbyllet përkohësisht rruga Kaçanik-Hani i Elezit

06 dhjetor 2018 | 13:06

Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se përkohësisht do të mbyllet rruga nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit).

Mbyllja e kësaj rruge është bërë për shkak të vendosjes së trarëve në urën 407.

“Për sigurinë publike është e nevojshme mbyllja e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) sipas datave dhe orareve të mëposhtme: E premte (7 dhjetor) mbyllje e pjesërishme 09:00 – 12:00 dhe 14:00 – 17:00. E shtunë (8 dhjetor) mbyllje ditore nga 07:00 – 17:00. Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion!”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim…