Mbyllet pikëkalimi në Merdarë

27 dhjetor 2022 | 23:29

Në orët e mbrëmjes, rreth 20 serbë kanë vendosur një barrikadë për të penguar lëvizjen nga ana serbe e kufirit me Kosovën, gjegjësisht pika kufitare në Merdarë.

Bëhet fjalë për pjesën nga Kurshumlia në drejtim të pikës kufitare. Lëvizjet nga të dy anët e kufirit janë bllokuar. Edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit ka njoftuar se në këtë pikë nuk ka hyrje, as dalje. Ky përditësim është bërë në ora 23:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë. Njoftohen…