Mbyllet pjesa e parë e finales së “Championsit”
26 maj 2018
| 21:46
Pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve është mbyllur me një gol të anuluar të Real Madridit shkaku i pozitës jashtë loje, por tifozët e Liverpoolit u shtagën me lëndimin e yllit kryesor të skuadrës, Mohamed Salah.
25-vjeçari pësoi një lëndim në krah dhe u zëvendësua me Adam Lallanan. Edhe Real Madridi është dashur t’i bëjë llogaritë pa mbrojtësin Dani Carvajal që u lëndua, për t’u zëvendësuar me Nachon.