Mbyllet pjesa e parë: Gjermani – Skoci, spektakël nga “Panzerat” në Mynih

14 qershor 2024 | 21:57

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit hapës të “EURO 2024”.

Gjermania po avancon me tre gola epërsi ndaj Skocisë, e cila nuk ka shënuar ende.

Golin e parë të “EURO 2024” e ka shënuar Florian Wirtz, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të.

Në minutën e 19-të golin e gjeti edhe Jamal Musiala.

Golin e tretë në fundin e pjesës së parë e shënoi Kai Havertz nga penalltia.

E pikërisht për këtë penalltia të shkaktuar, Porteus i Skocisë u ndëshkua me të kuq.

Gjermania kontrolloi lojën gjatë tërë pjesës së parë, duke mos lënë Skocinë të ketë asnjë rast gjatë 45 minutëshit të parë.

GOLI I PARË: VIDEO

GOLI I DYTË: VIDEO

GOLI I TRETË: VIDEO 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person me inicialet SH.K (23 vjeçar) ështl arrestuar sonte…