Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, Ballkani në disavantazh ndaj Astanës
Në ndeshjen Ballkani-Astana, është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.
Sfida e cila po luhet në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës, është nisur keq nga ekipin vendas pasi mysafirët kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsinë prej një goli, me rezultatin 2-1.
Pas shtatë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Kamo Hovhannisyan. Por, festa e lojtarëve të Astanas zgjati vetëm 60 sekonda, pasi kampioni i Kosovës i barazoi shifrat.
Ishte Edvin Kuç, ai që barazoi rezultatin në 1-1, për të rikthyer ndeshjen në baraspeshë. Mirëpo, Astana ia doli të rikthente epërsinë me golin e Abzal Beysebekov, që realizoi në minutën e 23-të.
Ballkani kishte më shumë iniciativë në sulm, mirëpo në mbrojtje nuk kishte koordinim, me çka edhe pësuan dy gola të lehtë. Në pjesën e dytë me gjasë trajneri i Ballkanit do të kërkojë më shumë lojë ofanzive nga lojtarët, në mënyrë që të marrin pikët e plota, ose së paku një barazim.