Mbyllet qendra e skijimit në Brezovicë
26 janar 2019
| 19:56
Pas vdekjes së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit nga orteku, Qendra e Skijimit në Brezovicë do të mbyllet për dy ditë.
Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, llir Morina.
“E gjithë qendra do të mbyllet për dy ditë si pasojë e ngjarjes dhe hetimeve që do të zhvillohet për rastin si dhe pritet rrezik edhe nga një ortek i borës”, ka thënë Morina.