Mbyllet Qendra për Punë Sociale në Drenas

18 mars 2020 | 15:38

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit, në bashkëpunim me zyrtarë policorë, janë duke vazhduar inspektimet në territorin e kësaj komune, për të monitoruar zbatimin e vendimeve të Qeverisë.

Kjo komunë ka bërë me dije se gjatë inspektimit në Qendrën për Punë Sociale, është vërtetuar se objekti nuk i plotëson kushtet sanitare dhe nuk janë marr masat e nevojshme.

“Pas këtij konstatimi nga ana e inspektorëve sanitarë, është rekomanduar që të behët fillimisht komplet dezinfektimi i objektit në mënyrë që të plotësohen kushtet minimale sanitare. Përkohësisht, objekti i QPS është i mbyllur nga ana e inspektorëve deri në pastrimin dhe më pas dezinfektimin e tij. Po ashtu, inspektorët kanë vazhduar inspektimin edhe në bizneset që janë të vendosura në Parkun e Biznesit në Korroticë të Lartë dhe është konstatuar se dhjetëra biznese prodhuese në këtë qendër biznesi, janë duke punuar dhe të njëjtat kanë marr masat e duhura mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Inspektimet do të vazhdojnë ne gjithë territorin e Komunës së Drenasit për të monitoruar gjendjen dhe për të marr të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e vendimeve të Qeverisë dhe të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Image may contain: indoorImage may contain: outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19 në Uells,…