Mbyllet reparti i Gjinekologjisë në Elbasan
06 korrik 2020
| 21:25
Është mbyllur reparti i gjinekologjisë pranë spitalit të Elbasanit.
Shkak për mbylljen është infektimi i katër infermiereve, të cilat rezultuan pozitiv me Covid-19.
Nga 19 tamponë që janë marrë, pas rasteve të para të covid-19 në martenitetin e Elbasanit, kanë rezultuar edhe 4 të infektuar të tjerë.
Burime për ABC News kanë njoftuar se vijon gjurmimi i rasteve, pasi katër infermieret kanë pasur kontakte të shpeshta me pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor, të këtij spitali.