Mbyllet rruga më e rrezikshme në Kosovë
07 maj 2018
| 19:08
Prej nesër (e martë) nga ora 10:00 do të mbyllet për qarkullim rruga që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit, ndërsa si rrugë alternative për vetura do të përdoret rruga Glloboqicë-Goravc-Hani i Elezit.
Kështu ka bërë me dije zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.
Kadriu ka thënë se këto masa preventive janë marrë për të parandaluar rrezikun nga shembjet e mundshme të dheut.
“Jemi informuar se ka lëvizje të asaj pjese dhe me të marrë njoftimin kemi dalë në teren. Kemi konstatuar ‘fjetjen’ dhe kemi thënë se situata është jashtëzakonisht e ndjeshme”, ka thënë Kadriu.