Mbyllet rruga në Brezovicë, ja arsyeja
20 tetor 2021
| 08:27
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të fillojë asfaltimi i segmentit të rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit.
Në njoftim bëhet me dije se rruga është e pakalueshme deri më 23 tetor.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga sot, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë)”, thuhet në njoftimin e ministrisë.