Mbyllet rruga që lidhë Kosovën me Malin e Zi për shkak të borës
05 shkurt 2023
| 18:47
Vend kalimi kufitar në Kullë që lidh Republikën e Kosovës me atë të Malit të Zi, vazhdon të jetë i mbyllur, për shkak të reshjeve të borës.
Qendra për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e fundit të bërë të dielën në ora 18:00, ka njoftuar se kjo pikë kufitare është e mbyllur.
Ky vendkalim ishte mbyllur edhe më 23 janar për shkak të reshjeve të borës.
Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pasditen e së dielës vendi do të përfshihet nga erëra të forta me shpejtësi 12m/s.
Poashtu sipas IHMK-së java që po vije do të jetë më e ftohta deri tash në këtë stinë dimri.