Mbyllet rruga Shtërpcë – Prevallë
08 janar 2023
| 11:19
Policia e Kosovës ka njofuar se rruga rajonale Shtërpcë-Prevallë do të jetë e mbyllur nga ora 11:30 për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë nga ora 12:00.
“Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë. Sapo të përfundon protesta do të njofoheni me kohë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.