Mbyllet rundi i parë për presidentin, s’ka kuorum

03 prill 2021 | 21:36

Është konstatuar i mbyllur rundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit.

Në votimin e dytë të raundit të parë kanë marrë pjesë 79 deputetë, një votë më pak se kuorumi i kërkuar.

Në votimin e parë ishin 78 vota.

Sërish tre deputetë të LDK-së: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj nuk kanë votuar.

Konjufca ka kërkuar pauzë 30 minuta.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani-Sadriu, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës është mbledhur dhe po voton për zgjedhjen…