Mbyllet seanca e Kuvendit, Konjufca: Nuk do të mund të bllokohet pafundësisht

16 qershor 2022 | 17:04

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbyllur seancën e sotme parlamentare, pas disa incidenteve që kanë ndodhur në dhe pranë Kuvendit.

“Nuk ka pas lidhje kjo seancë me temën për të cilën sot është protestuar dhe është bllokuar seanca, mirëpo për shkak se nuk shoh kushte që të vazhdojmë për arsye se një pjesë e opozitës po insiston që kjo seancë të bllokohet, e vazhdojmë javën e ardhshme”.

“Vetëm po ju paralajmëroj se seancat e Kuvendit nuk do të mund të bllokohen pafundësisht për shkak të betejave tona politike që i kemi. Megjithatë mbi të gjitha, principi më i rëndësishëm i një shteti është funksionimi i demokracisë, dhe në kuadër të kësaj, funksionimi i Kuvendit është guri i saj themeltar”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky mund të jetë sezoni i fundit i Mick Schumacherit…