Mbyllet seanca, Veseli thërret opozitën që t’i kthehet Kuvendit
14 shtator 2018
| 20:34
Edhe një vazhdim i seancës së Kuvendit të Kosvës nuk ka dhënë rezultat.
Shumë pika të rendit të ditës nuk kanë mundur të shqyrtohen në mungesë të kuorumit.
Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka falënderuar deputetët e opozitës, të PSD-së dhe Alternativës që ishin prezent në sallë, por nga Kuvendi i ka bërë thirrje LDK-së e Vetëvendosjes që të rikthehen në Kuvend.
Ai ka thënë se janë disa marrëveshje ndërkombëtare të cilat duhet të miratohen me dy të tretat e deputetëve, derisa sipas tij mosmiratimi i tyre mund t’i kushtojë Kosovës me humbjen e miliona euro donacione.
Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, e ka mbyllur seancën, duke thënë se seancën e rregullt të ardhshme do ta caktojë Kryesia e Kuvendit.