Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, ja kalendari i ‘play-off’-it dhe ‘play-in’-it
Ka përfunduar sezoni i rregullt i NBA-s, duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të ekipeve pas 82 ndeshjeve. Vëmendja më e madhe ishte në Konferencën e Perëndimit, ku në vendin e parë e mbylli Oklahoma.
Skuadra e Thunder fitoi thellë 135-86 ndaj Dallasit, ndeshje ku për vendasit shënuan të 15 lojtarët e aktivizuar. Në vendin e dytë qëndron Denveri. Kampionët në fuqi fituan me rezultat 126-111 ndaj Memphisit, sfidë ku tetë lojtarë të Nuggets realizuan mbi 10 pikë. Rekordin më të mirë në NBA përgjatë sezonit të rregullt e ka Bostoni (64 fitore, 18 humbje), që fitoi me rezultat 132-122 ndaj Washingtonit (Pritchard 38 pikë e 12 asistime).
Fiton edhe Miami, 118-103 ndaj Torontos, sfidë ku vendosi kolektiviteti i ekipit nga Florida. Fitojnë edhe Lakersat, 124-108 ndaj New Orleans, sfidë ku LeBron James realizoi një “triple double” (28 pikë 11 rebound, 17 asistime). Interesant fakti se këto dy skuadra do të përballen në “play-in” pas 48 orësh për të siguruar një vend në “play-off”.
Rezultatet
Boston – Washington 132-122
Cleveland – Charlotte 110-120
Indiana – Atlanta 157-115
Miami – Toronto 118-103
New York – Chicago 120-119
Orlando – Milwaukee 113-88
Philadelphia – Brooklyn 107-86
Golden State – Utah Jazz 123-116
Clippers – Houston 105-116
Memphis – Denver 111-126
Minnesota – Phoenix 106-125
New Orleans – Lakers 108-124
Oklahoma – Dallas 135-86
Sacramento – Portland 121-82
San Antonio – Detroit 123-95