
Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, ja sfidat çerekfinale dhe ato të fazës ‘play-in’
Është mbyllur sezoni i rregullt në NBA për sezonin sportiv 2024-2025 dhe skuadrat përgatiten për fazën “play-off”. Gjashtë ekipet e para të secilës Konferencë kalojnë direkt në fazën “play-off”.
Ndërsa skuadrat e renditura në vendet 7-10 do të luajnë në fazën “play-in”, një fazë shtesë që do të përcaktojë dy çerekfinalistët e fundit. Luhet me ndeshje të vetme, në fushën e renditur më mirë në sezonin e rregullt. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 15 prill. Oklahoma, me 68 fitore e 14 humbje është skuadra më e mirë në NBA, ndërsa në Konferencën e Lindjes ekipi më rezultatin më të mirë është Cleveland (64 fitore e 18 humbje).
Konferenca e Lindjes – Çerekfinale
(1) Cleveland – Ekip nga play-in
(2) Boston – Ekip nga play-in
(3) New York – (6) Detroit
(4) Indiana – (5) Milwaukee
Konferenca e Lindjes – “Play-in”
(7) Orlando – (8) Atlanta
(9) Chicago – (10) Miami
Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale
(1) Oklahoma – Ekip nga “play-in”
(2) Houston – Ekip nga “play-in”
(3) Lakers – (6) Minnesota
(4) Denver – (5) Clippers
Konferenca e Perëndimit – “play-in”
(7) Golden State – (8) Memphis
(9) Sacramento – (10) Dallas