Mbyllja e Klan Kosovës përbën aktin më të shëmtuar për demokracinë!
28 korrik 2023
| 22:11
Gazetari Ridvan Berisha ka theksuar se mbyllja e Klan Kosovës përbën aktin më të shëmtuar për demokracinë.
“Është goditje e paprecedent mbi median e lirë. Kundrejt këtij komuniteti qyqarësh të pushtetit nuk duhet të mjaftohemi vetëm me reagime në rrjete sociale. Ky yrysh fatzijsh, të pangopur me urrejtje, që në mënyrë sistematike po sulmojnë mediet sot, i sulmuan me mizori edhe për sa kohë ishin në opozitë, uroj t’i bëjë bashkë gazetarët për të ndërmarrë çdo mjet proteste në mbrojtje të fjalës së lirë e rrjedhimisht edhe të demokracisë!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.