Mbyllja e Qeverisë i ka kushtuar ekonomisë amerikane 11 miliardë dollarë

28 janar 2019 | 18:46

Mbyllja e pjesshme e shërbimeve të Shtetit Federal prej më shumë se një muaji i ka kushtuar ekonomisë amerikane 11 miliardë dollarë, nga të cilat rreth 3 miliardë nuk mund të vihen në vend, sipas Shërbimit të Buxhetit të Kongresit (CBO).

“Shutdown” është shoqëruar me rënie të aktivitetit ekonomik, ku CBO-ja ka vlerësuar se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i tremujorit të katërt është zvogëluar në 3 miliardë dollarë.

Në tremujorin e parë 2019, niveli i PBB-së është më i ulët se 8 miliardë dollarë, duke pasqyruar ndërkohë të pesë javët e “shutdown” të pjesshëm dhe rimëkëmbjes së aktivitetit ekonomik, raporton “ATSh”.

SHBA-ja është përballur me një periudhë të gjatë të mosfunksionimit të disa administratave federale, pas dështimit të negociatave në Kongres për financimin e murit në kufirin meksikan, një premtim elektoral i presidentit Donald Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do ta mbështesë çdo marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës…