Mbytet anija me 700 persona, 60 të vdekur dhe qindra të zhdukur

16 shkurt 2021 | 11:39

Të paktën 60 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur pas fundosjes së një varke të mbingarkuar natën e kaluar përgjatë lumit Kongo, në Republikën Demokratike të Kongos.

Ministri i çështjeve Humanitare, Steve Mbikayi tha për Al Jazeera se në bor ishin 700 persona.

Deri më tani 60 trupa janë gjetur të pajetë dhe vetëm 300 janë gjetur të mbijetuar.

Anija u fundos në afërsi të fshatit Longola Ekoti, në provincën Mai-Ndombe. Ajo ishte nisur nga kryeqyteti Kinshasa drejt Ekuatorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora e madhe dhe temperaturat nën zero përfshinë veriperëndimin e…