![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/plazhi11.jpg)
Mbytet edhe një pushues në Velipojë, dyshohet se është nga Kosova
Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për tre persona.
Dy burra nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova janë mbytur këtë ditë të diele në plazhet e Shqipërisë.
Sipas informacioneve të deritanishme, “Top Channel” ka njoftuar se personi i mbytur sot në plazhin e Velipojës është shtetas i Kosovës.
“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Po ashtu, policia ka njoftuar edhe për vdekjen e dy turistëve nga Maqedonia e Veriut që dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në plazhin e Spillesë.
“Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.