Mbytet në Ulqin një 12-vjeçar nga Prizreni
06 gusht 2022
| 17:37
Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mëkurën e 3 gushtit në Plazhën e Madhe në Ulqin.
Siç raporton mediumi malazez “Vijesti”, pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por pa rezultat.
Ai ishte në pushime në Ulqin me vëllanë e tij dhe kunatën, por asnjëri prej tyre s’e kishte vënë re kur ai ishte mbytur.
Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova, i cili ka vërejtur se fëmija në mënyrë të panatyrshme po notonte cekët. /Express/