Mbytet një person në plazhin e Velipojës, uji e nxjerr në breg të detit

24 qershor 2024 | 15:56

Një person rreth moshës 60-vjeçare është mbytur në plazhin e Velipojës.

Ai ka humbur jetën teksa po lahej në Velipojë. 60-vjeçarin ende të paidentifikuar e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë, raporton Top Channel.

Dyshohet se 60 vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është i…