![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/3308CB4C-952F-4AB7-8F93-391687A78859.png)
MC Beka është banori i radhës që eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
23 dhjetor 2022
| 23:34
Publiku ka vendosur që banori i radhës që duhet ta ndërpresë menjëherë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh në Big Brother VIP Kosova është MC Beka.
MC Beka bëhet banori i dytë që del nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, pas Alisës dhe Urimit, të cilët në këtë format televiziv kishin hyrë duke u numëruar si një banor i vetëm.
Banorët e nominuar të kësaj jave ishin: MC Beka, Xhuli, Shota dhe Lugati.