McAllister: Po punohet shumë për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

10 korrik 2019 | 20:47

Raportuesi aktual për Serbinë i cili u rizgjodh kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister ka folur për dialogun Kosovë – Serbi.

McAllister deklaroi se pavarësisht ndryshimeve në strukturat e Parlamentit Evropian, partitë udhëheqëse të konservatorëve dhe socialdemokratëve do të fokusohen në zgjerimin e BE-së, shkruan “lajmi.net. “Dy grupe të mëdha, Partia Popullore Evropiane dhe ajo e socialistëve dhe demokratëve do të kenë qasje të ngjashme ndaj zgjerimit, e kjo politikë bazohet në plotësimin e kushteve”, ka deklaruar McAllister.

McAllister ka bërë të ditur se varet nga vendet të cilat duan të jenë pjesë e BE-së nëse vërtetë do bëhen pjesë e saj.

“Nëse vendi përparon, besojmë se duhet të shpërblehet”, ka thënë ai, duke shtuar se përparësia në rrugën e integrimit evropian mbetet sundimi i ligjit.

Ai foli edhe për rolin e ndërmjetësuesve të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se janë të interesuar që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, e që sipas tij për këtë po punohet shumë.

Tutje ai theksoi se emërimet për raportuesit e rinj të Parlamentit Evropian për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor do të finalizohen në shtator të këtij viti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsull i Republikës së Kosovës në Vjenë,  Austri Isa Kosumi,…