MCC-ja konfirmon vazhdimin e përkrahjes për Kosovën
11 qershor 2020
| 17:55
Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur të enjten në takim përfaqësuesit e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation), kryesuar nga Sarah H Olmstead, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për ta vazhduar përkrahjen e tyre për Republikën e Kosovës.
Kryeministri Hoti ka falënderuar përfaqësuesit e MCC-së për mbështetjen financiare, si dhe ka theksuar zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin sa më optimal dhe transparent të këtyre projekteve, pasi që Republika e Kosovës ka nevojë imediate për zhvillim dhe stabilitet ekonomik.
(A.M / Epoka e re)