McDonald’s nxjerr në treg ushqimin vegjetarian McNuggets
McDonald’s do të prezantojë javën e ardhshme ushqimin me bazë bimore të njohur si McNuggets, i cili fillimisht synon tregun gjerman.
McPlant Nuggets, të cilat përbëhen nga bizele, misër dhe grurë, janë një tjetër produkt që McDonald’s ka zhvilluar me Beyond Meat. I pari ishte hamburgeri McPlant, i cili është në treg që nga viti 2021.
McDonald’s deklaron se ka testuar produktin në nëntë restorante në zonën e Stuttgartit dhe se synon ta shesë atë në më shumë se 1,400 restorante në shtetin gjerman duke filluar nga java e ardhshme.
Sa i përket tregjeve të tjera, kompania thotë se do të varet nga kërkesa e klientëve, raporton AP.
Evropianët në përgjithësi janë më të prirur drejt versioneve vegjetariane të produkteve të McDonald’s sesa amerikanët. Burger McPlant aktualisht shërbehet në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Austri dhe Holandë.