McGregor: Khabibi është më i miri në këtë sport

03 nëntor 2020 | 12:51

Boksieri Conor McGregor është pyetur lidhur me rivalin Khabib Nurmagomedov, për të cilin u shpreh se është më i miri.

Në duelin e zhvilluar mes Khabibit dhe Conorit fitues doli rusi, derisa McGregor që nga ajo ditë ka kërkuar rimeçin, transmeton lajmi.net. Mirëpo, ky rimeç mund të mos zhvillohet asnjëherë meqenëse Khabib është pensionuar nga UFC. I pyetur nga fansat për mendimin që ka për Khabibin, McGregor e quajti luftues fenomenal dhe momentalisht më i miri në këtë sport.

“Luftues fenomenal. Momentalisht më i miri në këtë sport. Unë u përgjigja, sidoqoftë ata e dinë”, ka thënë ai. Khabib, pas fitores ndaj Justin Gaethje, që e la pa ndjenja në raundin e dytë, njoftoi largimin nga UFC duke u pensionuar i pamposhtur me rekordin 29-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lemon Tree Italia” Sh.p.k, me numër UNIK Identifikues: 810711011 dhe…