McGregor pensionohet për herë të tretë

07 qershor 2020 | 13:55

Conor McGregor ka befasuar të gjithë adhuruesit e tij dhe ata të UFC-së, teksa ka lajmëruar se i ka dhënë fund karrierës së tij në MMA.

Kjo nuk është hera e parë që irlandezi bën një lajmërim të tillë, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe në muajin prill të vitit 2016 dhe në marsin e vitit 2019, por që më vonë u rikthye përsëri.

Ish-kampioni i botës ka postuar një foto në rrjetin social “Twitter” së bashku me nënën e tij, teksa ka njoftuar fansat se ka vendosur të tërhiqet. “Përshëndetje njerëz, kam vendosur të tërhiqem nga luftimet. Faleminderit të gjithëve për një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Ka qenë një rrugëtim fantastik. Këtu po postoj një foto timen së bashku me mamanë në Las Vegas pas triumfit të një prej titujve botërorë. Zgjidhe shtëpinë e ëndrrave Mags, të dua. Çka do që të dëshiron zemra, është e jotja”, ka shkruar McGregor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka vizituar komunën e Istogut.…