McGregor rikthehet pas tri viteve, ndeshet më 29 qershor
14 prill 2024
| 15:16
Conor McGregor do të rikthehet pas pothuajse tre vitesh jashtë ringut.
Irlandezi do të përballet kundër Michael Chandler në UFC 303 në Las Vegas më 29 qershor.
Ish-kampioni i dy peshave, McGregor, 35 vjeç, nuk ka luftuar që nga korriku i vitit 2021 dhe ka humbur dy ndeshjet e fundit.
UFC ka konfirmuar meçin në peshë të lehtë me amerikanin Chandler pas UFC 300 në Las Vegas të shtunën.
McGregor ka 22 fitore dhe gjashtë humbje në karrierën e tij MMA, ndërsa 37-vjeçari Chandler është 23-8.