McLaren dhe Aston Martin zbulojnë sekretet e sezonit të ri

14 shkurt 2023 | 16:58

Me sezonin e ri të Formula 1 në prag, skuadrat pjesëmarrëse po kryejnë një e nga një prezantimet e makinave të tyre. Së fundi kanë zbuluar “sekretet” e tyre makinat McLaren e Aston Martin, që këtë sezon synojnë të jenë mes tri skuadrave më të mira.

Makina Aston Martin e këtij viti do të quhet AMR23 dhe do të pilotohet nga veterani spanjoll Fernando Alonso e kanadezi Lance Stroll. Skuadra britanike shpreson shumë që përvoja e Alonso, ardhur këtë vit, të ndihmojë në paraqitjen në pistë, një makinë me mjaft risi.

Pritshmëri të mëdha ka për këtë sezon edhe makina Mclaren, që feston 60-vjetorin e saj në Formula 1. Për këtë arsye, makina quhet MCL60 dhe do të pilotohet nga britaniku Lando Norris dhe australiani Oscar Piastri. Ky i fundit është një debutues në Formula 1 dhe shpreson të ndihmojë makinën britanike të kapë podiumin.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
15.02.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…